Zelensky urdhëron rritjen e sulmeve me dronë ndaj Rusisë, deri në 1 mijë në ditë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte urdhëruar forcat e armatosura të vendit të rrisnin sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë në 1,000 në ditë, nga rreth 300 që janë aktualisht. “Duhet të ketë më shumë: ekziston një qëllim specifik dhe ne do ta përmbushim këtë detyrë”, tha ai. Prodhimi i benzinës në Rusi ra në rreth 70% të niveleve të kërkesës së brendshme në fund të gushtit, pasi një seri sulmesh me dronë ukrainasë detyruan rafineritë kryesore të pezullojnë operacionet. Ukraina ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse në një përpjekje për të ulur të ardhurat e Moskës nga eksporti i naftës. Mungesa e karburantit goditi përsëri rajonet ruse në gusht pas një pushimi të shkurtër në fund të korrikut,...
Burimi:
syri.net