26-vjeçari përplas makinën e policisë, 2 efektivë të plagosur
Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e regjistruar në Kamëz, ku një automjet policie u përplas me një tjetër mjet. Pas raportimeve se përplasja kishte ndodhur gjatë një ndjekjeje policore, autoritetet kanë mohuar këtë version. Sipas sqarimit zyrtar, patrulla e Policisë ishte duke kryer shërbimin në territorin e përcaktuar, kur automjeti i saj është goditur nga një mjet që drejtohej nga 26-vjeçari me inicialet R. T. Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu, i cili po udhëtonte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, ka humbur kontrollin e automjetit, duke shkaktuar përplasjen. Për pasojë, dy punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre raportohet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën....
Burimi:
gijotina.com