BBVK 5 mund të nisë më herët, Olsa Muhameti zbulon planin për sezonin e ri

BBVK 5 mund të nisë më herët, Olsa Muhameti zbulon planin për sezonin e ri

Showbiz E Shtunë, 29 Gusht 2026 08:48 Sezoni i pestë i “Big Brother VIP Kosova” mund të rikthehet në ekran më herët nga sa pritej. Producentja e reality-showt, Olsa Muhameti, ka bërë të ditur se ende nuk ka një datë zyrtare për nisjen e spektaklit, por ka sinjalizuar se këtë vit starti mund të jetë gjatë muajit tetor. “Nuk e kam një datë, por besoj më shpejt se vitin e shkuar, më herët. Vitin e kaluar ka shkuar në fund të nëntorit, shpresoj dhe besoj që në tetor”, është shprehur Muhameti në Klan Kosova. Nëse ky plan realizohet, BBVK 5 do të nisë disa javë më herët krahasuar me edicionin e kaluar.