Aksident i fortë/ Makina përplaset me patrullën e Policisë, 2 efektivë në spital

Aksident i fortë/ Makina përplaset me patrullën e Policisë, 2 efektivë në spital

Policia ka reaguar pas një lajmi të publikuar në media lidhur me përplasjen e një automjeti të Policisë me një automjet tjetër në Kamëz, ku pretendohej se ngjarja kishte ndodhur gjatë një ndjekjeje policore. Përmes një sqarimi, Policia mohon këtë pretendim, duke deklaruar se përplasja nuk ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore. Sipas Policisë, automjeti i uniformave blu ishte duke patrulluar në territorin ku ishte planifikuar me shërbim, kur është goditur nga një automjet me drejtues 26-vjeçarin R. T. Ky i fundit, teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e aksidentit, dy punonjës policie janë dëmtuar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Sipas autoriteteve, ata ndodhen...