Lëvizja e Veliajt nga qelia/Rama mbledh urgjentisht të vetët

Lëvizja e Veliajt nga qelia/Rama mbledh urgjentisht të vetët

Vetëm pak orë pasi Erion Veliaj i hoqi Anuela Ristanit kompetencat e deleguara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama mbledh sot deputetët socialistë të qarkut dhe të deleguarit politikë të kryeqytetit. Takimi është parashikuar të nisë në orën 11:00 dhe vjen në një moment veçanërisht të ndjeshëm për drejtimin politik dhe administrativ të Tiranës. Një ditë më parë, Veliaj firmosi nga paraburgimi shfuqizimin e urdhrit që i kishte deleguar Anuela Ristanit ushtrimin e kompetencave të kryetarit të Bashkisë. Ristani mbetet nënkryetare, por nuk do të ushtrojë më detyrat e deleguara të kryebashkiakut. Në argumentimin e vendimit, Veliaj pretendon se gjatë periudhës së fundit ka pasur shkëputje nga urdhrat e tij, mungesë koordinimi dhe moszbatim të vendimmarrjeve, duke arritur në përfundimin se delegimi...