Pezullimi i fluturimeve për disa minuta në Rinas/ TIA: Për arsye sigurie

Pezullimi i fluturimeve për disa minuta në Rinas/ TIA: Për arsye sigurie

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar për situatën e krijuar pas disa problemeve teknike në trafikun ajror në vend, duke sqaruar se ndërprerja zgjati vetëm disa minuta dhe u bë për arsye sigurie. Përmes një njoftimi zyrtar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se, pas evidentimit të problemit teknik, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan përkohësisht. Ndërprerja shkaktoi vonesa në fluturimet nga dhe drejt Rinasit, ndërsa aeroporti u mbush me pasagjerë që prisnin për nisjen ose mbërritjen e avionëve. TIA njofton se po punon për menaxhimin e situatës dhe për pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve, ndërsa operacionet po rikthehen gradualisht në normalitet. “Pezullimi u krye për disa minuta si masë sigurie”, thuhet në njoftimin e aeroportit. TIA...