Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut

Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot në orën 10:00 të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut, në vijim të takimeve për organizimin dhe koordinimin e strukturave të Partisë Socialiste në terren. Takimi i sotëm zhvillohet një ditë pas mbledhjes së zhvilluar në një prej vilave qeveritare në kryeqytet, ku Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat. Në fokus të diskutimeve ishte zbatimi në terren i dokumenteve “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe forcimi i kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët. Sipas burimeve, strategjia e diskutuar dje parashikon që ministrat, zëvendësministrat, deputetët, drejtuesit e degëve dhe përfaqësuesit vendorë të angazhohen në takime periodike me qytetarët, për të evidentuar problematikat dhe për t’i ndjekur ato në mënyrë institucionale. Një tjetër element i diskutimeve ishte...