Rama aktivizon “radarin” elektoral në Tiranë, deputetët zbresin në terren për ankesat e qytetarëve
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbledh sot në orën 11:00 të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut. Takimi vjen një ditë pas mbledhjes me drejtuesit politikë dhe ministrat, ku në qendër të diskutimeve ishte zbatimi në terren i dokumenteve “Besa” dhe “Prania Besnike”. Pas porosive të dhëna një ditë më parë për drejtuesit politikë në qarqe, fokusi tashmë zhvendoset te Tirana. Rama pritet të diskutojë me deputetët dhe të deleguarit politikë mënyrën e organizimit të punës në territor dhe forcimin e kontaktit të strukturave socialiste me qytetarët. Në mbledhjen e djeshme, kryesocialisti u ka kërkuar drejtuesve politikë të jenë më të pranishëm në zonat e tyre elektorale dhe të marrin në terren shqetësimet e qytetarëve. Bashkë me strukturat e PS-së, deputetët dhe...
Burimi:
ntv.al