“Goditje e fuqishme nga Washingtoni për Beogradin”/ Koçi: Serbia nuk mund të luajë më në dy krahë

“Goditje e fuqishme nga Washingtoni për Beogradin”/ Koçi: Serbia nuk mund të luajë më në dy krahë

Një projektligj i ri në Kongresin amerikan po rrit ndjeshëm presionin ndaj Beogradit dhe, sipas analistit Melazim Koçi, mesazhi i tij shkon përtej kufijve të Serbisë. Koçi e konsideron nismën e kongresmenëve Joe Wilson dhe Bill Keating si një paralajmërim të fortë politik për kursin që Serbia ka ndjekur mes Perëndimit dhe fuqive rivale të tij. Në projektligjin “SRBIJA Act”, të paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve, Washingtoni vendos në qendër disa nga çështjet më të ndjeshme për Beogradin: zgjedhjet e lira dhe të ndershme, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, lirinë e medias, por edhe marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Për Koçin, thelbi politik i këtij zhvillimi është i qartë: Serbia po vihet përballë kostos së politikës së saj të ekuilibrit mes...