Simeone i prerë: Alvarez nuk do të luajë ndaj Sevilla, por dua ta ndihmoj që ta kalojë këtë situatë
Julian Alvarez nuk do të luajë për Atletico Madrid kundër Sevilla këtë fundjavë. Sulmuesi argjentinas ka humbur tre ditë stërvitje pasi Atletico iu tha se nuk do t’i shitej Barcelonës në asnjë rrethanë. Alvarez dëshiron t’i bashkohet Barcelonës dhe opsionet e tij të vetme tani janë të qëndrojë te Atletico ose t’i bashkohet Arsenal, të cilët janë të interesuar për sulmuesin. “Mendoj se nga ana e klubit, ata ishin shumë të vendosur, shumë të qartë në gjithçka që shpjeguan dhe në gjithçka që do të ndodhte“, tha trajneri Diego Simone. “Mbetem në të njëjtin pozicion, duke shpresuar nga një perspektivë sportive të jem në gjendje ta ndihmoj atë në mënyrën më të mirë në mënyrë që ai të vazhdojë të jetë futbollisti më i rëndësishëm...
Burimi:
telesport.al