Flakët djegin hektarë me pyje dhe bimësi në disa zona të Librazhdit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme!

Flakët djegin hektarë me pyje dhe bimësi në disa zona të Librazhdit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme!

Zjarret vijojnë të përpijnë sipërfaqe me pyje e bimësi në zonën e Librazhdit. Një situatë problematike u krijua në Xhyrë dhe sidomos në fshatin Vehçan, ku një zjarr i fuqishëm përfshiu sipërfaqe me akacie, shkurre dhe bimësi të tjera që u afrua rrezikshëm pranë banesave. Në kohë rekord u mobilizuan forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, pyjor emergjencave, policisë dhe komuniteti për shuarjen e flakëve. Në terren u zhvillua një operacion i gjerë për përballimin e situatës, me ndërhyrje si nga toka, ashtu edhe nga ajri. Në aksion u angazhuan forcat zjarrfikëse të Librazhdit, Elbasanit, Cërrikut, Gramshit dhe Prrenjasit, ndërsa në operacion morën pjesë edhe Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, helikopteri dhe banorët e zonës. Pavarësisht ndërhyrjes intensive, operacioni nuk është konsideruar...