FOTO/ Dhunon dhe kanos bashkëshorten pas sherrit në familje, arrestohet i moshuari! I gjendet dhe arsenal armatimi në banesë

FOTO/ Dhunon dhe kanos bashkëshorten pas sherrit në familje, arrestohet i moshuari! I gjendet dhe arsenal armatimi në banesë

Një 67-vjeçar u arrestua nga Policia e Matit sot (29 gusht), pasi dyshohet se dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, pas një sherri në familje. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në qytetin e Burrelit, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kishte dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij. “Situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale”, tha policia vendore. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe 55 copë fishekë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. “Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve...