GJKKO la në fuqi ‘arrestin me burg’/ Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
Ergys Agasi do të transferohet në paraburgimin e Bradasheshit, ku do të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, pas vendimit të autoriteteve për vijimin e masës ndaj tij. Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) la në fuqi masën “arrest me burg” për Agasin, i cili u arrestua më 26 gusht, pas disa muajsh në arrati. Agasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në kuadër të hetimeve për aferat e dyshuara që lidhen me AKSHI-n. Pas transferimit në Bradashesh, ai do të mbahet në ambientet e paraburgimit gjatë vijimit të procedurave gjyqësore. Ndaj Ergys Agasit, Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza. Në dosjen hetimore përfshihen veprat penale “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në...
Burimi:
syri.net