Flakët vijojnë të djegin pyjet e Bulqizës, në Vajkal situatë kritike prej dy ditësh! Zjarri i afrohet banesave, luftë nga toka dhe ajri

Flakët vijojnë të djegin pyjet e Bulqizës, në Vajkal situatë kritike prej dy ditësh! Zjarri i afrohet banesave, luftë nga toka dhe ajri

Edhe sot (29 gusht) po vijojnë ende vatrat e zjarrit në zonën e Vajkalit dhe Qafë-Helmës, në Fushë-Bulqizë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha me ah, pisha dhe shkurre, duke djegur qindra hektarë pyje. Situata paraqitet veçanërisht e rrezikshme pasi zjarri është afruar pranë dy fshatrave, Vajkal 1 dhe Vajkal 2, duke rritur shqetësimin për banorët dhe banesat. Prej dy ditësh, për shuarjen e flakëve po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopter, ndërsa mëngjesin e sotëm në zonë kanë mbërritur në ndihmë edhe forcat e ushtrisë dhe punonjës të strukturave të emergjencave. Terreni i vështirë malor dhe përhapja e shpejtë e flakëve e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve në terren. Forcat e angazhuara po punojnë për izolimin e vatrave dhe për të parandaluar...