“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje me Venezuelën, përmes së cilës Shtetet e Bashkuara do të kontrollojnë më shumë se 65 miliardë fuçi rezerva të provuara nafte të vendit latino-amerikan. “Ky transaksion historik më shumë se dyfishon rezervat amerikane të naftës, rrit ndjeshëm furnizimin tonë me naftë dhe do të ulë ndjeshëm çmimet e karburanteve për të gjithë amerikanët”, shkroi Trump në rrjetet sociale. Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm që do të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Trump kishte premtuar shfrytëzimin e rezervave të Venezuelës, të cilat konsiderohen më të mëdhatë në botë, pasi SHBA-ja kapi këtë vit presidentin e atëhershëm venezuelian, Nicolás Maduro. Ndërkohë, administrata Trump është përballur...
Burimi:
javanews.al