Funerali i “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç me shpenzime publike dhe nderime shtetërore nga Serbia, Kroacia reagon ashpër

Funerali i “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç me shpenzime publike dhe nderime shtetërore nga Serbia, Kroacia reagon ashpër

Ish-udhëheqësi ushtarak serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç, do të varroset me nderime ushtarake dhe shtetërore, deklaroi ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç, për radiostacionin K1. Mlladiçi, i njohur si “Kasapi i Bosnjës” për rolin e tij në luftën e Bosnjës dhe veçanërisht në masakrën e Srebrenicës, vdiq të enjten në Hagë, ku vuante dënimin e përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. “Është e sigurt se gjenerali Mlladiç do të marrë të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore që meriton”, deklaroi Vujiç. Autoritetet serbe janë në pritje të informacionit nga Haga për procedurat e kthimit të trupit. Ministri tha se Serbia është e gatshme të dërgojë përfaqësuesit e saj sapo të përcaktohen hapat e ardhshëm. Vdekja e Mlladiçit vjen pas muajsh të gjendjes së...