Ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku del sot në GJKKO për masën e sigurisë, u kap me biznesmenin Ergys Agasi në makinë! Ja akuzat ndaj tij
Pas Ergys Agasit, ish-zyrtari i lartë i Policisë, Uljan Shpataraku, do të përballet sot me Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurimit. Seanca pritet të zhvillohet në orën 11:00. Shpataraku është arrestuar nga autoritetet, pasi dyshohet se drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga drejtësia. Ish-zyrtari i policisë akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit. Përballë gjykatës, prokuroria pritet të paraqesë kërkesën për masën e sigurimit ndaj tij, ndërsa Shpataraku do të njihet me akuzat dhe do të japë qëndrimin e tij. Seanca e orës 11:00 pritet të përcaktojë masën e sigurimit që do të merret ndaj ish-zyrtarit të lartë të policisë. Shpataraku gjithashtu hetohet edhe për dhunimin që i bëri stafit në hotelit...
Burimi:
javanews.al