MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 29 gusht 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 29 gusht 2026…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e Shtunë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet kodrinore – malore të territorit.Vranësirat e dendura në relievet kodrinore – malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Prezencë e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.Post navigation