“Fshihet në një pallat në qytet”- RENEA zbarkon me urgjencë drejt Korçës, operacion për kapjen e një të dënuari me 18 vjet burg për vrasje!
Informacionet për lokalizimin e një personi të rrezikshëm dhe të dënuar nga drejtësia për vrasje, kanë çuar sot forcat speciale drejt Korçës në një aksion të befasishëm (29 gusht). Mësohet se RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi në qytetin e Korçës, në kuadër të kërkimit të një personi të dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes. Sipas të dhënave paraprake, policia kishte marrë informacion se personi në kërkim mund të fshihej në një pallat në qytetin e Korçës. Në bazë të këtyre informacioneve, forcat e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë Vendore kanë kryer kontrolle në ambientet e pallatit. Megjithatë, gjatë kontrolleve të kryera, personi i kërkuar nuk është lokalizuar. Burime bëjnë me dije se kontrollet do...
Burimi:
javanews.al