U akuzua për korrupsion, shpallet fajtor ish-presidenti i Ekuadorit! Lenin Moreno përfitoi fonde nga kompania e ndërtimit
Një gjykatë në Ekuador shpalli të premten fajtor ish-presidentin Lenin Moreno (2017–2021), nën akuzën se kishte marrë ryshfet nga një kompani kineze ndërtimi në këmbim të përfitimit të një kontrate publike për ndërtimin e një hidrocentrali. Prokuroria bëri të ditur se në këtë çështje, që lidhet me kompaninë kineze Sinohydro, janë shpallur fajtorë katër persona, mes tyre edhe Moreno. Veprat penale dyshohet se janë kryer gjatë periudhës 2007–2013, kur Moreno ishte zëvendëspresident i Rafael Correas. Gjykata ende nuk ka përcaktuar dënimin për ish-presidentin. Prokuroria ka kërkuar që ai të dënohet me 6 vjet e 6 muaj burg. Sipas akuzës, Moreno ishte pjesë e një rrjeti korrupsioni që veproi nga viti 2009 deri në vitin 2018 dhe që lidhej me dhënien e kontratës për ndërtimin e...
Burimi:
javanews.al