SHBA i zgjat NIS-it serb licencën e punës
Shtetet e Bashkuara kanë zgjatur edhe për një muaj licencën e punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), njoftoi ministrja e Energjisë së Serbisë, teksa zyrtarët shpresojnë se bisedimet për shitjen e aksioneve në pronësi ruse do të përfundojnë në shpejti. Zgjatja i mundëson NIS-it të vazhdojë importimin e naftës bruto dhe funksionimin e rafinerisë së saj të vetme, pavarësisht sanksioneve amerikane, që kanë për shënjestër sektorin energjetik të Rusisë. Përjashtimi i fundit nga sanksionet, i miratuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit amerikan të Thesarit, skadonte në mesnatën e së premtes, por është zgjatur deri më 30 shtator. “Kompania mund të vazhdojë të operojë dhe rafineria e naftës në Pançevë mund të vazhdojë të punojë”, shkroi ministrja serbe...
Burimi:
syri.net