Mbi 600 të vdekur dhe mbi 2,400 të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Nepal, 97-vjeçarja shpëtohet e gjallë nga rrënojat

Mbi 600 të vdekur dhe mbi 2,400 të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Nepal, 97-vjeçarja shpëtohet e gjallë nga rrënojat

Mbi 600 persona kanë humbur jetën pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Nepalin të mërkurën, ndërsa të paktën 2,426 persona rezultojnë të zhdukur, sipas autoriteteve vendase. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për të katërtën ditë. Reshjet e shiut po vështirësojnë përpjekjet e ekipeve të emergjencës për të arritur në disa prej zonave më të prekura. Përmbytjet kanë shkatërruar ura dhe rrugë, ndërsa helikopterët po kryejnë vazhdimisht fluturime për të evakuuar të mbijetuarit. Mijëra persona të bllokuar dhe të izoluar nga pjesa tjetër e vendit janë shpëtuar deri tani. Familjet e personave të zhdukur, mes tyre të paktën 517 shtetas të huaj, presin ende informacion për fatin e të afërmve të tyre. Mes pamjeve të katastrofës ka bërë përshtypje historia e 97-vjeçares Guna Maya Bohara, e cila u...