RENEA dhe Policia aksion në Korçë, kontrolle në një pallat për kapjen e të dënuarit me 18 vite burg për vrasje
Forcat RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi në qytetin e Korçës, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dënuar me 18 vite burg për vrasje. Sipas informacioneve paraprake, policia kishte marrë të dhëna se personi i shpallur në kërkim mund të fshihej në një pallat në qytetin e Korçës. Pas sigurimit të informacionit, efektivët e RENEA-s dhe të Policisë së Korçës kanë ushtruar kontrolle në ambientet e pallatit, por deri në këto momente nuk kanë mundur ta lokalizojnë personin e kërkuar. Operacioni i kërkimit vijon, ndërsa policia po punon për identifikimin e vendndodhjes së tij dhe kapjen e të dënuarit.
Burimi:
gijotina.com