U kap në makinë me Ergys Agasin, Uljan Shpataraku del sot në GJKKO për masën e sigurisë
Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, do të dalë këtë të shtunë para Gjykatës së Posaçme. Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij është caktuar të zhvillohet në orën 11:00. Shpataraku u arrestua në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet, ku u vu në pranga edhe biznesmeni Ergys Agasi. Tashmë pritet që Gjykata e Posaçme të vendosë masën e sigurisë për ish-zyrtarin e Policisë. Seanca do të zhvillohet në një kohë kur hetimet e autoriteteve vijojnë dhe pritet të zbardhen më shumë detaje mbi rolin që dyshohet se ka pasur Shpataraku. Vendimi i gjykatës do të përcaktojë nëse ai do të qëndrojë në arrest apo do të përfitojë një masë tjetër sigurie. Në fokus pritet të jenë edhe...
Burimi:
gijotina.com