Kovac optimist: Futbolli që po ofron Borussia është më i mirë se ai i dy viteve më parë

Kovac optimist: Futbolli që po ofron Borussia është më i mirë se ai i dy viteve më parë

Trajneri i Borussia Dortmund, Niko Kovac, e cilësoi qasjen e tij ndaj futbollit si të suksesshme, në një intervistë me Sky Sports. Skuadra verdhezi do të debutojë sot në Bundesliga ndaj Hamburg, në shtëpinë e saj. “Nëse dikujt i pëlqen stili im, kjo varet nga ai. Për mua, ne jemi të suksesshëm. Dhe mendoj se, së bashku, që kur erdhëm, kemi bërë një punë shumë të mirë. Si trajner, mendoj se duhet të shohësh se çfarë lloj lojtarësh ke, çfarë situate ke dhe duhet të përshtatesh gjithmonë,” tha Kovac. “Arrita në një situatë të keqe. Skuadra ishte planifikuar me një mbrojtje me katër lojtarë, por pas dy ose tre ndeshjesh pamë se nuk po funksiononte, kështu që ndryshuam në mbrojtje me pesë lojtarë“, shtoi trajneri...