Java e dytë nis me ‘vrull’, Elbasani- Vllaznia dhe Partizani- Laçi

Java e dytë nis me ‘vrull’, Elbasani- Vllaznia dhe Partizani- Laçi

Futbolli shqiptar me Abissnet Superiore rikthehet sot për t’i hapur udhë raundit të dytë të sezonit futbollistik 2026/27. Në “Elbasan Arena”, të zbrazur nga tifozët (verdheblutë vuajnë dënimin e Disiplinës nga sezoni i kaluar), përballen në orën18:30 AF Elbasani dhe Vllaznia. Dy skuadra që luftuan ‘kokë më kokë’ sezonin e 87-të për titullin kampion (fitoi Egnatia në Final Four’), tani duhet të nisin nga e para. Si Elbasani i cili largoi 13 futbollistë ashtu dhe Vllaznia nga grupi i të cilit janë larguar lojtarë me peshë si Krymi, Kallaku, Mala, Hakaj, Jago, Bajrami, Phols apo dhe Kobiljar (luajti vetëm një ndeshje këtë edicion me Skënderbeun 2-2) pritet të sjellin në fushë integritetin e atyre që janë afruar gjatë verës. Ndërkohë po sot në të njëjtën...