Tjetër afrim, Skënderbeu i plotë ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”

Tjetër afrim, Skënderbeu i plotë ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”

Luajti me mungesa ndaj Vllaznisë (2-2) javën e parë pasi figuronte e bllokaur nga FIFA. Megjithatë tani ky hendek është kapërcyer dhe juglindorët mund të përdorin gjithë arsenalin që kanë në dispozicion. Madje dhe afrimin e fundit mbrojtësin 23-vjeçar, Reild Kurti. Një listë e gjatë me emra si; Luan Lleshi, Georgios Lagonidis, Amadu Sejdi, Xhemil Jahiji, Viktor Braga, Enur Totre, Ousmane Drame, Amadu Diallo, Nikola Veliçkovski, Jeremiah Junior Thomas dhe Ahmad Musa tani mund të aktivizohen nga Julian Ahmataj te Skënderbeu. Hapja e merkatos nga FIFA pritet të jetë shtysë e madhe për korçarët të cilët këtë javë të dytë përballen me Dinamon në “Elbasan Arena” më 31 gusht (e hënë), në orën 21:00./Sportiim.al/ Post navigation