Përfundon mbledhja e socialistëve/ Zbardhen porositë e Ramës: “Pasqyrë Albania” të kthehet ligj, takime javore me qytetarët

Përfundon mbledhja e socialistëve/ Zbardhen porositë e Ramës: “Pasqyrë Albania” të kthehet ligj, takime javore me qytetarët

Edi Rama TIRANË- Ka përfunduar pas dy orësh takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat. Në mbledhjen me dyer të mbyllura janë zbardhur porositë që Rama u ka dhënë socialistëve. Kreu i qeverisë ka kërkuar forcimin e pranisë së strukturave të Partisë Socialiste në territor, si dhe një angazhim më të drejtpërdrejtë me qytetarët. Rama ka kërkuar që drejtuesit politikë të qarqeve, ministrat, deputetët dhe zëvendësministrat të ndërtojnë një skemë të personalizuar pune, ku ata do të zhvillojnë takime të përjavshme me qytetarët, në mënyrë që të dëgjohen drejtpërdrejt problematikat dhe shqetësimet e tyre. Po ashtu, kreu i qeverisë udhëzoi që platforma “Pasqyra Albania” të mos mbetet thjesht një njësi apo strukturë administrative, por të kthehet në ligj. “Pasqyra Albania nuk...