Teliti: Ergys Agasi duhet t’u bëjë një nder shqiptarëve, të bashkëpunojë me drejtësinë

Teliti: Ergys Agasi duhet t’u bëjë një nder shqiptarëve, të bashkëpunojë me drejtësinë

Dorian Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë, thotë se pas arrestimit, Ergys Agasi duhet të mbrojë veten e vet para drejtësisë, duke u bërë bashkëpunëtor i saj.  Në studion e lajmeve të MCN, Teliti tha se bashkëpunimi i tij mund të çojë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin.  'Unë mendoj sot që megjithë këto qedere që i ka bërë Shqipërisë dhe vendit të shkojë të bëhet bashkëpunëtor dhe të vërë para drejtësisë edhe ata që kanë pasur peshë akoma më të madhe se ai', u shpreh Teliti.  Këtu nuk është vetëm dosja ASKHI. Rolin e vet, Agasi e ka pasur rolin e koordinatorit mes krupeve kriminale dhe institucioneve shtetërore. Kishte influencë edhe në Policinë e Shtetit. Pastaj tenderat qindra miliona...