RAI shkarkon gazetarin që u përplas me Ramën për investigimet mbi Shqipërinë
Një tërmet ka përfshirë televizionin publik italian RAI pas vendimit për të larguar gazetarin Sigfrido Ranucci nga drejtimi i emisionit investigativ “Report”. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, drejtimi i programit të njohur të Rai3 do t’u besohet gazetarëve Giulia Presutti dhe Daniele Piervincenzi, njoftoi RAI këtë të premte. Vendimi ka shkaktuar reagimin e fortë të redaksisë së “Report”, ndërsa gazetarët historikë të emisionit kanë paralajmëruar se mund të largohen në bllok nga programi. Sipas RAI-t, Presutti dhe Piervincenzi janë përzgjedhur për të hapur një fazë të re të programit dhe për të forcuar gazetarinë investigative në televizionin publik. Të dy kanë fituar konkursin e RAI-t për gazetarë profesionistë. Giulia Presutti është prej vitesh pjesë e “Report” dhe ka një eksperiencë të gjatë në gazetarinë...
Burimi:
javanews.al