Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Kosova ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke siguruar tri medalje të bronzta dhe dy vende të pesta. Në podium u ngjitën Fatjona Kasapi, Flaka Loxha dhe Akil Gjakova, ndërsa Dardan Cena dhe Erza Muminoviq e mbyllën garën në vendin e pestë. Kasapi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi në duelin vendimtar mposhti italianen Gaia Stella me “Yuko”. Edhe Flaka Loxha siguroi medaljen e bronztë. Pas fitores ndaj Michela Terranovas në çerekfinale dhe humbjes në gjysmëfinale, xhudistja kosovare triumfoi me “Ippon” ndaj turkes Aysenur Budak në përballjen për medaljen. Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Akil Gjakova kompletoi suksesin e Kosovës. Ai mposhti turkun Bilal Ciloglu me “Ippon” në duelin për...