Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në Hagë 10 mostra për identifikim përmes ADN-së

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në Hagë 10 mostra për identifikim përmes ADN-së

Autoritetet në Kosovë thanë se të paktën dhjetë mbetje kockore të gjetura në tri varrezat masive në Zubin Potok, janë dërguar në Hagë për identifikim përmes ADN-së. Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, gjatë një vizite në Kalludër, një nga lokacionet ku u gjetën mbetje mortore, së bashku me familjarët e të zhdukurve, tha se mbetjet mortore të gjetura në këtë vend janë dërguar në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në Hagë, ku do të bëhet krahasimi me mostrat e dhëna nga familjarët e të zhdukurve. Shiriti i Policisë i vendosur pranë vendit ku u gërmua në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut. Ndërkaq, Valon Hyseni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore tha se presin shumë...