Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

Hajdutë pa stil dhe të paaftë, vodhën thesarin e Spanjës, por lanë pas pjesët më me vlerë!

Objektet më të rralla dhe me më shumë vlerë i ka shpëtuar vjedhjes në një muze arkeologjik në Spanjë Sipas raportimeve të “El País”, hajdutët arritën të merrnin disa prej objekteve të çmuara të thesarit, por lanë pas byzylykun prej hekuri, me sa duket sepse e konsideruan si një objekt me vlerë të ulët. Thesari i Villenës, i datuar në Epokën e Bronzit, përbëhej para vjedhjes nga 59 objekte ari, mes tyre 27 byzylykë dhe 11 kupa, si dhe nga objekte argjendi dhe dy objekte të veçanta prej hekuri. Byzylyku i mbetur pas është një unazë e hapur, me skaje të rrumbullakosura. Krahas tij, hajdutët lanë gjithashtu tre kupa argjendi dhe një tjetër byzylyk ari. Rëndësia e jashtëzakonshme e byzylykut u kuptua vetëm pas analizave...