Gjirokastër/ Zjarri në fshatin Dragot po përhahet me shpejtësi, e vështirë ndërhyrja

Gjirokastër/ Zjarri në fshatin Dragot po përhahet me shpejtësi, e vështirë ndërhyrja

Zjarri mbi fshatin Dragot të Gjirokastrës vijon prej disa orësh, ndërsa flakët po përhapen në terrenin malor të zonës. Era e fortë po favorizon avancimin e vatrave të zjarrit, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e tyre. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga i gjithë Qarku i Gjirokastrës, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit me mjete, ndërhyrja po kryhet me pompa shpine, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.