Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në mbrëmje (28 gusht) edhe në Njësinë Administrative Komsi, në Bashkinë Mat. Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa në terren kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, punonjës të shërbimit pyjor dhe të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të situatës. Terreni i vështirë po e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur punën për kapjen e identifikimin e autorit ose autorëve për zjarrëvënie të qëllimshme.
Burimi:
javanews.al