Media malazeze: Spajiç akuzon Shqipërinë dhe Serbinë për “destabilizim” të Malit të Zi! Reagon ministri Hoxha: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari

Media malazeze: Spajiç akuzon Shqipërinë dhe Serbinë për “destabilizim” të Malit të Zi! Reagon ministri Hoxha: Nuk jemi pjesë e asnjë skenari

Milojko Spajiç dhe Ferit Hoxha TIRANË- Një deklaratë e kryeministrit malazez, Milojko Spajiç, në rrjetin social X ka tërhequr vëmendjen e medias vendase “Vijesti”. Në artikullin e publikuar, media shkruan se duke iu referuar një burimi të lartë kryeministri i Malit të Zi, kur foli për destabilizimin e vendit, e kishte fjalën për një koordinim hibrid mes Shqipërisë dhe Serbisë.  “Serbia dhe Shqipëria janë dy vendet për të cilat kryeministri Milojko Spajić (Lëvizja ‘Evropa Tani’) bëri fjalë në një postim në rrjetin social ‘X’, ku foli për veprime hibride, mëson ‘Vijesti’ nga një burim i lartë”, shkruan media. Spajiç shkruante pak ditë më parë se zyrtarë të lartë të dy vendeve të rajonit, por pa përmendur emra, po kryejnë veprimtari të koordinuara për destabilizim lidhur...