Si ndikon referendumi në Islandë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
Nëse islandezët votojnë pro rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) ketë fundjavë, atëherë me të do të ndryshojë edhe renditja e vendeve lidere në procesin e anëtarësimit në bllok. Islanda veçohet si një vend shumë specifik, pasi tashmë është në masë të madhe e integruar në BE dhe është pjesë e shumë politikave evropiane. Ajo është anëtare e Zonës Ekonomike Evropiane dhe e Zonës Shengen. Ndryshe nga vendet e tjera tradicionale kandidate, Islanda nuk ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht sistemin juridik, gjyqësor apo politik, për t’i përmbushur kërkesat bazë të BE-së. Kjo do të thotë se një rikthim i Islandës në procesin e anëtarësimit do të ndikonte drejtpërdrejt te dy vendet që tani shihen si lidere në procesin integrues: Shqipëria dhe Mali...
Burimi:
syri.net