Rama: Aeroporti i Tiranës shënon rekord, mbi 1.7 milion pasagjerë në muajin gusht

Rama: Aeroporti i Tiranës shënon rekord, mbi 1.7 milion pasagjerë në muajin gusht

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shënojë shifra rekord të fluksit të pasagjerëve, me 1.717 milionë pasagjerë vetëm gjatë muajit gusht. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. Sipas Ramës, rekordi ditor është shënuar më 17 gusht, kur në aeroport u përpunuan 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite. “Vijojnë shifrat e larta në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me 1.717 milion pasagjerë të përpunuar vetëm gjatë këtij muaji, deri më 27 gusht. Rekord më 17 gusht, kur aeroporti përpunoi 60,291 pasagjerë dhe 326 fluturime brenda një dite të vetme. Edhe gjatë muajit korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka përpunuar afro 1.65 milion, 28.1% më i lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në raportin e saj...