Ministri Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e skenarëve destabilizues në Malin e Zi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjetet sociale pas deklaratave të kryeministrit të Malit të Zi, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga dy vende të rajonit në veprimtari të koordinuara hibride. Në reagimin e tij, ministri Hoxha shkruan se deklarata e kryeministrit malazez dhe interpretimet mediatike që pasuan duhet të trajtohen me rezervën e nevojshme, duke theksuar se ndaj Shqipërisë nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagim në X: Një sqarim përpara se të bëhemi pjesë e zhurmës apo të ndezim zjarre të panevojshëm, që duan shumë më tepër kohë për t’u shuar. Kam parë deklaratën e Kryeministrit të Malit të Zi, @MickeySpajic, për përfshirjen e pretenduar të...
Burimi:
vizionplus.tv