Burg për Ergys Agasin, rëndohen akuzat ndaj biznesmenit

Burg për Ergys Agasin, rëndohen akuzat ndaj biznesmenit

Është dhënë masa për biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar dy ditë më parë në Plepa në Durrës, ndërsa ndodhej në makinë bashkë me ish-efektivin, Uljan Shpataraku. GJKKO ka vendosur ditën e sotme masën arrest me burg për Agasin. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, raporton se ndaj biznesmenit Agasi është rënduar pozita ligjore. Ai akuzohet edhe për korrupsion aktiv, jo vetëm pasiv. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.