‘Ku të fle sonte?’ Shkojnë t’i nxjerrin me forcë nga banesa ku jetonin prej 30 vitesh? Gratë përplasen me policinë

‘Ku të fle sonte?’ Shkojnë t’i nxjerrin me forcë nga banesa ku jetonin prej 30 vitesh? Gratë përplasen me policinë

Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në lagjen “1 Maji” në Vlorë, pranë godinës së Qendrës Shëndetësore Nr. 3, ku Policia e Qarkut Vlorë dhe Policia Bashkiake kanë ndërhyrë për largimin e një familjeje nga ambientet e kësaj godine. Dajana Ruçaj, thotë se jeton në këtë godinë së bashku me familjen e saj që prej vitit 1996. Ajo shprehet se kjo banesë ka qenë shtëpia e saj prej afro 30 vitesh. Ndërkohë ditën e sotme familjes i është kërkuar të largohet nga ambientet ku banon. Jemi dy gra pa burra. Më lini të jetoj!  S’kam parë asnjë ndihmë nga shteti! Ku të fle sonte unë? Ne nuk jemi kriminelë” thotë gruaja. Familjarët kanë refuzuar të dalin, duke kërkuar fillimisht sqarime lidhur me dokumentacionin dhe...