‘Luftë klanesh brenda PS-së’/ Këlliçi: Arrestimi i Ergys Agasit, goditje e Ballukut ndaj Ramës

‘Luftë klanesh brenda PS-së’/ Këlliçi: Arrestimi i Ergys Agasit, goditje e Ballukut ndaj Ramës

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi u shpreh se arrestimi i Ergys Agasit është pjesë e një përplasjeje të brendshme mes klaneve të Partisë Socialiste dhe jo një sukses i institucioneve ligjzbatuese.Këlliçi deklaroi se prej muajsh Agasi ishte në kërkim, ndërsa lëvizte i lirë në Shqipëri dhe arrestimi i tij në shoqërinë e një ish-zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit tregon lidhjet e forta mes krimit dhe strukturave shtetërore.Këlliçi theksoi se në këtë përplasje aktualisht në epërsi është grupimi i Belinda Ballukut, ndërsa arrestimi i Agasit, që ai e cilëson si një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës, është një goditje direkte ndaj kryeministrit.Këlliçi e lidhi arrestimin me zhvillimet e pritshme në qeveri...