Presidenca e Kosovës përdor Chatgpt, harron në tekst përgjigjen e inteligjencës artificiale

Presidenca e Kosovës përdor Chatgpt, harron në tekst përgjigjen e inteligjencës artificiale

Kosova E Premte, 28 Gusht 2026 18:39 Një gabim i pazakontë është vërejtur në një prej komunikatave të publikuara nga Presidenca e Kosovës. Në njoftimin zyrtar për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në fund të tekstit ishte përfshirë aksidentalisht një fjali që nuk kishte lidhje me përmbajtjen e komunikatës. Bëhej fjalë për një formulim që dukej se i drejtohej përdoruesit të një mjeti të inteligjencës artificiale, ku thuhej: “Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”. Fjalia e cila dukshëm nuk ishte pjesë e njoftimit zyrtar, ngjalli vëmendje pasi u shpërnda në media dhe në rrjetet sociale. Pas publikimit të lapsusit, Presidenca ndërhyri në versionin e komunikatës në faqen zyrtare...