PDK ultimatum Kurtit: Durimi ka një fund, Kosova nuk mund të mbahet peng

PDK ultimatum Kurtit: Durimi ka një fund, Kosova nuk mund të mbahet peng

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës u rikthyen në sallën e Kuvendit, teksa këtë herë, zhvillimet atje janë ndjekur nga afër edhe nga zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, çka u përshëndet nga Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa. “Prezenca e përfaqësuesve diplomatikë është një sinjal i mirë”, shprehet Arben Mustafa, PDK. Dy partitë opozitare janë duke u mbledhur në Kuvend prej javësh, pasi ende nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës, ndonëse ka kaluar afati i venosur nga Gjykata Kushtetuese. Aleanca ka ngritur shqetësime për situatën e sigurisë në vend, ndërsa PDK paralajmëron se durimi, e ka një fund. “Sot është dita e 20-të prej kur Kosova ka dalë jashtë rendit kushtetues. Sot...