Administratorët në shënjestë/ Kush i mbron kur kërcënohen për borxhet?
Ngjarja e rëndë në Astir, ku një 74-vjeçar, administrator pallati, mbeti i plagosur pas një konflikti me një banor, hap një debat që nuk mund të mbyllet vetëm me kronikën e ngjarjes. Kush i mbron administratorët e pallateve kur konfliktet për faturat, borxhet dhe shërbimet kthehen në kërcënime? Çdo ditë, administratorëve u kërkohet të mbledhin pagesat për mirëmbajtjen, ashensorin, pastrimin, energjinë e ambienteve të përbashkëta dhe detyrime të tjera. Dhe përballë tyre nuk është një institucion. Është fqinji që takojnë çdo ditë në shkallë apo në ashensor. MBLEDH BORXHIN, POR NUK ËSHTË PËRMBARUES Këtu qëndron një nga problemet. Administratori duhet t’i kërkojë banorit të paguajë, por nuk është polic dhe as përmbarues. Kur banori kundërshton faturën, refuzon pagesën apo konflikti përshkallëzohet, administratori mund të gjendet...
Burimi:
ntv.al