MILIONAT E ILAÇEVE/ PSE GARAT PO MBETEN ME NJË TË VLEFSHËM?

MILIONAT E ILAÇEVE/ PSE GARAT PO MBETEN ME NJË TË VLEFSHËM?

Tre kompani figurojnë në procedurën për Lotin 91 – Filgrastim, pjesë e blerjeve të barnave nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Por kur hap dokumentet, gara duket ndryshe. Fondi limit për këtë lot ishte 57,506,154 lekë pa TVSH, ndërsa kontrata parashikohet për një periudhë 24-mujore. Në dokumentacion figurojnë tre operatorë: PEGASUS, MEGAPHARMA dhe REJSI FARMA. Por jo të tre kanë konkurruar realisht deri në fund. PEGASUS rezulton se kishte paraqitur vetëm një pjesë të dokumentacionit dhe nuk kishte depozituar ofertë ekonomike, ndaj është skualifikuar. REJSI FARMA kishte paraqitur ofertën prej 26,785,882 lekësh pa TVSH, por edhe ky operator rezulton i skualifikuar. Në fund mbetet MEGAPHARMA. Më 27 gusht është publikuar njoftimi i fituesit të minikonkursit të parë të marrëveshjes kuadër, me ofertë: 25,831,025 LEKË PA...