“Nuk do e lëmë trashëgiminë tonë të degradohet”- Ministri Blendi Gonxhe: Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit

“Nuk do e lëmë trashëgiminë tonë të degradohet”- Ministri Blendi Gonxhe: Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur sot në 28 gusht nisjen e punës për zbatimin e mekanizmit të ri që mundëson ndërhyrjen e shtetit në pasuritë kulturore në rrezik degradimi, kur pronarët apo trashëgimtarët nuk kanë realizuar ndërhyrjet e nevojshme për ruajtjen e tyre. Gonxhja theksoi se banesat monument kulture, pavarësisht pronësisë së tyre, mbartin një vlerë që tejkalon interesin individual apo familjar, pasi përfaqësojnë historinë, traditën, arkitekturën dhe trashëgiminë kulturore të vendit. “Asnjë objekt banimi monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit. Këto pasuri nuk janë vetëm personale, individuale apo familjare, por janë pasuri universale, kolektive, i përkasin gjithë shoqërisë dhe përfaqësojnë traditën, arkitekturën historike dhe trashëgiminë tonë kulturore”, u shpreh ministri. Në Qendrën Historike të...