Gonxhja: Shteti do të ndërhyjë për shpëtimin e banesave “Monument kulture”, nis nga Gjirokastra
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja bëri sot të ditur se shteti do të ndërhyjë për shpëtimin, restaurimin dhe mbrojtjen e banesave që kanë statusin “Monument kulture” që rrezikojnë të degradojnë apo të humbasin për shkak të neglizhencës, fragmentimit të pronësisë, braktisjes nga pamundësia për t’i dalë për zot apo mosveprimit të qëllimshëm. Sipas Gonxhes, shteti do të marrë përsipër të gjitha punimet, duke ndihmuar ndjeshëm qytetarët, por edhe duke ngarkuar pronarin me pjesën e arsyeshme të kostos së detyrimit përkatës. Ministri theksoi se ndërhyrja do të nisë nga Gjirokastra, qytet që i përket Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Sipas tij, nga rreth 390 banesa “Monument kulture”, rreth 90 prej tyre janë aktualisht në rrezik. “Nuk ka më: ra, se u la në mëshirë...
Burimi:
kultplus.com