Ministria e Sportit hap thirrjen për financimin e organizatave sportive për vitin 2027
Ministria e Sportit dhe Rinisë, përmes Agjencisë së Sportit, ka shpallur thirrjen për aplikim për financimin e operimit vjetor dhe performancës së organizatave sportive për vitin 2027. Të drejtë aplikimi kanë Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Paralimpik i Kosovës, Olimpiada Speciale, federatat sportive, federatat parasportive, federatat shumësportive dhe shoqatat sportive të punëtorëve. Afati i fundit për aplikim është 30 shtator 2026, ndërsa aplikimet duhet të dorëzohen fizikisht në Zyrën e Protokollit të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com