Hoteli i çuditshëm në Gjermani ku gjithçka sillet rreth patates
Nga Britta Körber, dpa Këtu, në hotelin e parë të mirëqenies në Gjermani, kushtuar patates, klientët e rregullt shijojnë jogën, meditimin dhe maskat e fytyrës me patate. Stafi është aq i apasionuar pas tyre, sa hoteli është i hapur çdo ditë të vitit. Mysafirët që mbërrijnë në Hotelin e Patates në veri të Gjermanisë përshëndeten me një gotë schnaps të servirur në një patate të kthyer në gotë. Pasi provojnë një kafshatë nga kanapetë role me patate dhe kungulleshka dhe ëmbëlsirë me patate të ëmbël duhet të jetë e qartë se patatet sundojnë gjithçka në këtë fermë komode të rikonstruktuar, në juglindje të Hamburgut. Ndërsa presin çelësin e dhomës të zbukuruar me një patate prej guri vizitorët mund të blejnë në recepsion thasë me patate të sapokorrura. Dhomat,...
Burimi:
syri.net